S’ka produkte në shportë.
Me e lehtë seç mendoni: Rutina për fillestarë.
Jeni të rinj në lojën e përkujdesit të lëkurës? Mirë se ju gjetëm, mos u shqetësoni.
Ky është një vend i duhur për të filluar. Dhe këtu do të gjeni këshilla të thjeshta, të zbatueshme që mund t’i përdorni për të krijuar një rutinë efikase.
Qëllimi është krijimi i një rutine që:
- Të jetë e shpejtë dhe efikase
- Të jetë e thjeshtë dhe e lehtë për t’u bërë çdo ditë
- T’ju lërë me një ndjesi freksie
- Të jetë sa më e përshtatshme për ta marrë kudo me vete
Lani dhe hidratohuni çdo ditë!
Po, është vërtet kaq e thjeshtë. Gjithçka që ju nevojitet për të filluar një rutinë efektive për kujdesin e lëkurës është larja e fytyrës dhe hidratuesi.
Hapi 1: Lani fytyrën
Produkti i rekomanduar: Shkuma larëse Bèu
Si funksionon:
Shkuma e butë pastruese heq papastërtitë e mbledhura gjatë ditës. Ndryshe nga shumica e sapunëve dhe larësve të ashpër të fytyrës, shkuma përdor përbërës natyralë që nuk do të irritojnë ose thajnë lëkurën tuaj. Përkundrazi, ajo e hidraton lëkurën.
Si ta përdorni:
Një herë në ditë, hidhni pak shkumë në duar (2-3 shtypje) dhe masazhojeni butësisht rreth fytyrës dhe më pas shpëlajeni tërësisht.
Përfitimet:
Shkuma larëse e lë lëkurën tuaj të pastër dhe të hidratuar. Ndihmon për ta mbajtur lëkurën të pastër, të ndritshme dhe pa njolla.
Hapi 2: Rigjeneroni
Produkti i rekomanduar: Kremi rigjenerues i syve
Si funksionon:
Kremi rigjenerues për sy me kafeinë dhe niacinamide punon për të zvogëluar rrudhat dhe fryrjen, dhe për të forcuar lëkurën. Kremi është i përshtatshëm për përdorim në çdo kohë të ditës dhe për të gjitha llojet e lëkurës.
Si ta përdorni:
Për të aplikuar, filloni nga këndi i brendshëm poshtë syrit tuaj, duke aplikuar pika të vogla në formë gjysmërrethi deri në kockën e vetullave. Prekni butësisht lëkuren për të stimuluar qarkullimin derisa produkti të përthithet plotësisht. Sigurohuni që të mos e tërhiqni ose shtrini lëkurën.
Përfitimet:
Përmirëson qarkullimin e gjakut duke sjellë zvogëlim të qeskave të syrit dhe rigjenerimin e lëkurës.
Largon rrathët e zinj dhe ul fryerjen e qeskave të syrit.
Hapi 3: Hidratoni
Produkti i Rekomanduar: Kremi hidratues Bèu
Si funksionon:
Kremi hidratues i thellë që ushqen dhe mbron fytyrën. I përshatshëm për çdo lloj lëkure. Formula përthithet shpejt dhe është pa vaj, kështu që nuk do të ndihet e trashë apo e rëndë në lëkurë dhe nuk do të bllokojë poret tuaja.
Si ta përdorni:
Çdo ditë, pasi të keni larë fytyrën, aplikoni kremin hidratues në të gjithë fytyrën dhe përgjatë qafës.
Përfitimet:
Kremi ynë e mban lëkurën tuaj të plotë dhe të lëmuar gjatë gjithë ditës dhe ndihmon në ngadalësimin e zhvillimit të rrudhave. Lekura do të jetë e shëndetshme, hidratuar dhe e pastër.
Kjo është rutina për çdo mashkull që do të fillojë të kujdeset për veten dhe paraqitjen e tij. Por në qoftë se doni të jeni një hap përpara, ju rekomandojmë të merrni gjithë Setin e produkteve Bèu.
Aty do të gjeni:
- Shkumën larëse të fytyrës
- Kremin hidratues
- Kremin rigjenerues të syve
- Peshqirin e fytyrës