Krem rigjenerues për sytë

L2100,00

Ka gjendje

Ka gjendje

Shto ne Wishlist
Shto ne Wishlist

25 ml

Kategori:

Përshkrim

Lëkura poshtë syve kërkon kujdes. Ky krem është formuluar për t’i dhënë hidratimin e saktë asaj zone.

Gjithashtu, përdorimi i këtij produkti ndikon në parandalimin e shenjave të lodhjes apo viteve që duken si vija të holla.

“Cfarë ka brenda?”

Superfuqi. Ky krem përmban:

Niacinamide

Kafeinë

Kolagjen

Seti i plote beu

Seti i plote beu

Përfitimet

Ky krem përmirëson qarkullimin e gjakut në zonën e syve. Me kalimin e kohës ndihmon me reduktimin e dukjes së qeskave poshtë syrit.

Niacinamidet ofrojnë një paletë të gjerë përfitimesh, duke përfshirë rritjen e elasticitetit, reduktimin e rrudhave dhe reduktimin e skuqjeve dhe ndjeshmërinë në lëkurë.

Kafeina ka veti vazokonstriktive, që do të thotë se kur aplikohet lokalisht, ajo zvogëlon shfaqjen e fryrjes nën sy. Gjithashtu, kafeina është një antioksidant dhe mund të ndihmojë në mbrojtjen e lëkurës nga dëmtimi i shkaktuar nga radikalet e lira, të cilat kontribuojnë në plakjen e parakohshme.

Kolagjeni është një proteinë që luan një rol vendimtar në ruajtjen e strukturës dhe elasticitetit të lëkurës. Përdorimi i rregullt i produkteve të kujdesit të lëkurës me kolagjen ndihmon në parandalimin e plakjes së parakohshme të zonës nën sy.

Perdorimi

Hidh në duar një sasi të konsiderueshme për zonën poshtë syve.

Fillo nga këndi i brendshëm poshtë syrit, duke aplikuar pika të vogla në formë gjysmërrethi deri te kocka e vetullave.

Prek butësisht lëkurën për të stimuluar përthithjen e kremit.

Rekomandohet të përdoret pas KREMIT HIDRATUES për fytyrë.