S’ka produkte në shportë.
Përshkrim
Krem hidratues i thellë që ushqen dhe mbron fytyrën. I përshtatshëm për cdo lloj lëkure. Gjithashtu 2×1. Kremi mund të përdoret në mëngjes dhe në mbrëmje.
“Cfarë ka brenda?”
Të gjitha të mirat. Ky krem përmban:
Vitaminë B3
Acid hialuronik
Ceramide
Përfitimet
Vitamina B3 (njihet ndryshe dhe si Niacinamid) punon për të parandaluar humbjen e lageshtirës së fytyrës. Po ashtu, përmirëson dukjen e siperfaqës duke zbutur teksturën dhe dukjen e vijave të holla.
Acidi hialuronik është një përbërës veçanërisht i rëndësishëm për meshkujt që kanë lëkurë të thatë. Përdorimi i produkteve që përmbajnë acid hialuronik ndihmon në hidratimin e lëkurës, duke shkaktuar në kohë një pamje më rinore dhe të shëndetshme.
Ceramidet janë brenda që të mbrojnë barrierën e lëkurës. Shtimi i ceramideve në kujdesin e lëkurës parandalon acarimin e lëkurës dhe mund të ndihmojë në trajtimin e akneve.
Perdorimi
Pasi ke përdorur larësin ose shkumën larëse, hidh një sasi të përshtatshme në duar.
Më pas përhape në fytyrë dhe masazhoje lehtë për disa sekonda.
Kaq. Punë sekondash ky muhabet.