Artikuj

Lexo Informacione me te detuaja ne lidhje me produktet tona dhe perdorimin e tyre

Në botën e kujdesit të lëkurës, ka një përbërës që dallohet si një super-hero për hidratimin: Acidi Hialuronik!

Në botën e kujdesit të lëkurës, ka një përbërës që dallohet si një super-hero për hidratimin: Acidi Hialuronik!

Një nga arsyet kyçe përse Acidi Hialuronik është bërë një pjesë e rëndësishme e kujdesit të lëkurës për të gjithë është aftësia e tij e mrekullueshme për të hidratuar thellësisht lëkurën pa e bërë atë të ndjehet e yndyrshme apo e thatë. Kur aplikohet në sipërfaqen e lëkurës, Acidi Hialuronik funksionon mrekullisht për të hidratuar dhe për të zbutur rrudhat dhe linjat e holla. Natyra e tij e lehtë lejon që ai të depërtojë thellësisht, duke ofruar hidratim në disa shtresa të lëkurës. Po ashtu, Acidi Hialuronik nuk është vetëm për tipet e lëkurës së thatë. Vetitë e tij e bëjnë atë të përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë lëkurën e yndyrshme dhe atë me akne. Ai hidraton pa bllokuar poret. Në formën e kremrave, shkumave etj, ka shumë mënyra për të futur Acidin Hialuronik në rutinën tuaj të kujdesit të lëkurës. Për ata që kërkojnë një shtytje shtesë, kombinimi i Acidit Hialuronik me përbërës hidratues të tjerë, si glicerina apo ceramidet, mund të krijojë një efekt të fuqishëm, duke përshpejtuar aftësinë e lëkurës për të mbajtur lagështinë. Shkuma larëse dhe Kremi hidratues jo vetem që përmbajnë Acidin Hialuronik por kanë dhe përbërës shtesë si Ceramidet dhe Vitamina B3. Aftësia e tij për të hidratuar thellësisht e bën një përbërës të domosdoshëm për të arritur një pamje të shëndetshme dhe të ndritshme. Pra, nëse po kërkoni atë pamje të freskët dhe të hidratuar, mos kërkoni më larg se produktet me këtë përbërës të mrekullueshëm. Kujtohuni, që megjithëse Acidi Hialuronik bën mrekulli është e rëndësishme të kombinohet përdorimi i tij me një rutinë të plotë kujdesi të lëkurës që përfshin kremra dielli, larës të butë dhe kremra të pasur me ushqyes. Prandaj ju rekomandojmë të përdorni Setin me gjithë produktet e Bèu-t.  Gjithashtu mos harroni se konsistenca është çelësi. Të nisësh një rutinë kujdesi dhe të mbahesh i përkushtuar ndaj saj është më shumë se një zakon – është një investim në vete.

Me e lehtë seç mendoni: Rutina për fillestarë.

Me e lehtë seç mendoni: Rutina për fillestarë.

Jeni të rinj në lojën e përkujdesit të lëkurës? Mirë se ju gjetëm, mos u shqetësoni. Ky është një vend i duhur për të filluar. Dhe këtu do të gjeni këshilla të thjeshta, të zbatueshme që mund t’i përdorni për të krijuar një rutinë efikase. Qëllimi është krijimi i një rutine që: Të jetë e shpejtë dhe efikase Të jetë e thjeshtë dhe e lehtë për t’u bërë çdo ditë T’ju lërë me një ndjesi freksie Të jetë sa më e përshtatshme për ta marrë kudo me vete Lani dhe hidratohuni çdo ditë! Po, është vërtet kaq e thjeshtë. Gjithçka që ju nevojitet për të filluar një rutinë efektive për kujdesin e lëkurës është larja e fytyrës dhe hidratuesi.   Hapi 1: Lani fytyrën Produkti i rekomanduar: Shkuma larëse Bèu   Si funksionon: Shkuma e butë pastruese heq papastërtitë e mbledhura gjatë ditës.  Ndryshe nga shumica e sapunëve dhe larësve të ashpër të fytyrës, shkuma përdor përbërës natyralë që nuk do të irritojnë ose thajnë lëkurën tuaj. Përkundrazi, ajo e hidraton lëkurën. Si ta përdorni: Një herë në ditë, hidhni pak shkumë në duar (2-3 shtypje) dhe masazhojeni butësisht rreth fytyrës dhe më pas shpëlajeni tërësisht. Përfitimet: Shkuma larëse e lë lëkurën tuaj të pastër dhe të hidratuar. Ndihmon për ta mbajtur lëkurën të pastër, të ndritshme dhe pa njolla.   Hapi 2: Rigjeneroni  Produkti i rekomanduar: Kremi rigjenerues i syve   Si funksionon: Kremi rigjenerues për sy me kafeinë dhe niacinamide punon për të zvogëluar rrudhat dhe fryrjen, dhe për të forcuar lëkurën. Kremi është i përshtatshëm për përdorim në çdo kohë të ditës dhe për të gjitha llojet e lëkurës. Si ta përdorni: Për të aplikuar, filloni nga këndi i brendshëm poshtë syrit tuaj, duke aplikuar pika të vogla në formë gjysmërrethi deri në kockën e vetullave. Prekni butësisht lëkuren për të stimuluar qarkullimin derisa produkti të përthithet plotësisht. Sigurohuni që të mos e tërhiqni ose shtrini lëkurën. Përfitimet: Përmirëson qarkullimin e gjakut duke sjellë zvogëlim të qeskave të syrit dhe rigjenerimin e lëkurës. Largon rrathët e zinj dhe ul fryerjen e qeskave të syrit.   Hapi 3: Hidratoni Produkti i Rekomanduar: Kremi hidratues Bèu Si funksionon: Kremi hidratues i thellë që ushqen dhe mbron fytyrën. I përshatshëm për çdo lloj lëkure. Formula përthithet shpejt dhe është pa vaj, kështu që nuk do të ndihet e trashë apo e rëndë në lëkurë dhe nuk do të bllokojë poret tuaja. Si ta përdorni: Çdo ditë, pasi të keni larë fytyrën, aplikoni kremin hidratues në të gjithë fytyrën dhe përgjatë qafës. Përfitimet: Kremi ynë e mban lëkurën tuaj të plotë dhe të lëmuar gjatë gjithë ditës dhe ndihmon në ngadalësimin e zhvillimit të rrudhave. Lekura do të jetë e shëndetshme, hidratuar dhe e pastër.   Kjo është rutina për çdo mashkull që do të fillojë të kujdeset për veten dhe paraqitjen e tij. Por në qoftë se doni të jeni një hap përpara, ju rekomandojmë të merrni gjithë Setin e produkteve Bèu. Aty do të gjeni: Shkumën larëse të fytyrës Kremin hidratues Kremin rigjenerues të syve Peshqirin e fytyrës

Sekrete për një lëkurë sa më të mirë.  

Sekrete për një lëkurë sa më të mirë.  

Fakt interesant !!!! A e dini që lëkura është organi më i madh i trupit tonë dhe është e vetmja pjesë e dukshme e sistemit tonë të brendshëm? Ajo përfaqëson jo vetëm bukurinë tonë, por edhe shëndetin tonë të përgjithshëm. Dhe siç dihet, një lëkurë e shëndetshme është më shumë se thjesht një pamje e bukur – ajo është edhe një shenjë e shëndetit dhe mirëqënies. Megjithatë, kujdesi i duhur për lëkurën nuk është gjithmonë një çështje e lehtë. Në këtë artikull, do të  ndajmë me ju 8 sekrete për një lëkurë sa më të mirë. Nga këshillat bazike për hidratimin e duhur deri te ushqyerja dhe strategjitë për mbrojtjen nga rrezet e diellit. Mos harroni, për një pamje të shkëlqyer, një lëkurë e shëndetshme është hapi i parë dhe më i rëndësishëm! 1 – Mos e prekni fytyrën. Duart janë të pista. Ju i përdorni për të prekur shumë sipërfaqe, të cilat përmbajnë mikrobe. Këto microbe transferon te duart. Dhe pastaj… prekni fytyrën. Transferimi i baktereve nga duart në fytyrë mund të çojë në bllokim poresh, njolla acarim dhe skuqje. Pra, ndaloni së prekuri fytyrën kaq shpesh. Dhe mbani duart e pastra duke i larë dhe dezinfektuar rregullisht gjatë ditës. 2 – Hidratoni, brenda dhe jashtë. Duhet të përdorni hidratuesin e fytyrës dy herë në ditë për ta mbajtur lëkurën tuaj të lëmuar dhe të hidratuar. Është një nga gjërat më të thjeshta dhe më të rëndësishme që mund të bëni për të përmirësuar ndjesinë dhe pamjen e lëkurës tuaj. Kremi ynë hidratues është i shkëlqyeshëm për meshkujt me çdo lloj lëkure, është formulë e lehtë dhe pa vaj, përthithet shpejt dhe nuk rëndon në lëkurë. Por mos harroni të pini edhe shumë ujë! Të qenit i dehidratuar mund ta lërë lëkurën të thatë. 3 – Hani siç duhet për një lëkurë më të mirë. A e ushqeni lëkurën tuaj me çdo vakt? Ushqimet e pasura me vitamina dhe minerale që kontribuojnë në ushqimin tuaj të përgjithshëm gjithashtu ndihmojnë në mbajtjen e lëkurës tuaj të shëndetshme, të ndritshme dhe të pastër. E dimë që është e vështirë por bëni një përpjekje për të anashkaluar ushqimin e padëshiruar në favor të opsioneve më të shëndetshme si perime të freskëta, mish, peshk, arra, etj. Në përgjithësi, lëkura juaj do të vlerësojë çdo përpjekje që bëni për të ngrënë më mirë. 4 – Lani fytyrën me produktet e duhura. Nëse mendoni se larja e fytyrës është vetëm për të hequr pluhurin ose për të ndaluar acarimin, e keni gabim, ajo përmban shumë më tepër se kaq. Larja e fytyrës ndihmon në pastrimin e poreve dhe largimin e mbetjeve të ndryshme nga lëkura, duke përfshirë tymin, djersën, dhe pluhurat e ndryshme që mund të grumbullohen gjatë ditës. Për të arritur rezultate sa më të larta përdorni një larës lëkure që përmban elemente si ceramide, vitamina, etj. Ceramidet ndihmojnë në forcimin e barrierës së lëkurës, ndërsa vitaminat përmirësojnë strukturën e saj. Shkuma larëse Bèu përveçse përmban të dy ingredientet ka gjithashtu dhe Acid Hialuronik, i cili siguron hidratim të gjatë dhe të qëndrueshëm për lëkurën. 5 – Mbani të pastër çarçafët dhe këllëfët e jastëkut. Gjatë gjumit të çdo nate, në këllëfin e jastëkut tuaj tranferohen një mori bakteresh nga lëkura.Dëmtimi i lëkurës vjen kur vazhdoni të flini me të njëjtat çarçafë natë pas nate… për javë të tëra. Kjo nuk është e mirë për lëkurën apo higjienën tuaj. Dermatologët rekomandojnë qe këllëfët e jastëkve të ndërrohen minimalisht 1 herë në javë. 6 – Me kafen mund të bësh më shumë se veç ta pish. Jo vetëm që na jep një shpërthim energjie për ditën, por ajo gjithashtu ka disa përfitime të mëdha për pamjen e lëkurës. Kafeina ka një efekt anti-inflamator dhe antioksidant që ndihmon në reduktimin e inflamacioneve dhe skuqjeve. Përdorimi i produkteve me kafeinë eliminon rrathët e zinj dhe qeskat poshtë syve. Kështu që integroni Kremin rigjenerues me përbërës kafeinën në rutinën tuaj të kujdesit të lëkurës për një pamje më të çlodhur dhe tërheqëse. 7 ­– Aplikoni produktet për kujdesin e lëkurës në rendin e duhur. Rendi në të cilin aplikoni produktet tuaja për kujdesin e lëkurës ka vërtet rëndësi. Por jo, nuk është e komplikuar apo e vështirë për t’u mësuar. Bazat janë të filloni me produkte të lehta si shkumat larëse, që përthithen shpejt dhe të përfundoni me kremra  sa më të trashë.  8 – Përdorni krem kundër diellit çdo ditë, jo herë pas here. Dëmtimi UV është shkaku numër 1 i plakjes së hershme. Ato njolla të moshës, rrudha dhe vija të holla që po filloni të vini re janë pothuajse me siguri të lidhura me ekspozimin e pambrojtur në diell. Dëshironi ta mbani lëkurën tuaj të lëmuar dhe rinore për aq kohë sa të jetë e mundur? Kjo është arsyeja pse ju duhet të përdorni krem kundër diellit sa herë që do të jeni jashtë dhe të ekspozuar në diell.  

Njëherë që e fillon se lë dot! Përfitimet e të pasurit një rutinë  për fytyrën.

Njëherë që e fillon se lë dot! Përfitimet e të pasurit një rutinë për fytyrën.

Kujdesi i lëkurës është një aspekt thelbësor i shëndetit dhe pamjes personale për të gjitha gjinitë. Në këtë artikull, do të hedhim një vështrim të thellë në disa nga benefitet e të pasurit një rutinë skincare për meshkuj, dhe si mund të ndikojë pozitivisht në shëndetin, vetbesimin dhe pamjen tonë.   Përmirëson pamjen e lëkurës: Një rutinë e rregullt dhe konstante mund të përmirësojë shëndetin e lëkurës dhe të zvogëlojë problemet si aknet, pikat e zeza dhe lëkurën e thatë.   Mbron nga plakja e parakohshme: Përdorimi i produktëve të mira skincare, si kremi hidratues dhe produkte me faktor mbrojtës dielli, mund të ndihmojë në mbrojtjen e lëkurës nga dëmtimet e rrezeve UV duke ndaluar plakjen e parakohshme.   Rrit vetëbesimin: Duke pasur një lëkurë të shëndetshme dhe të mirëmbajtur mund të ndihmojë në rritjen e vetëbesimit. Kur ndihemi mirë në lëkurën tonë, ndihemi më të sigurt dhe më të lumtur në tërësi.   Ndikon te shëndeti mendor: Kujdesi i lëkurës është një moment i shkëlqyer për t’u ndaluar dhe për të marrë kohë për veten. Përfshirja e një rutine të rregullt mund të ndihmojë në zvogëlimin e stresit dhe të ndihmojë në promovimin e një ndjenje të përgjithshme qetësie dhe relaksi.   Në fund të fundit, kujdesi i lëkurës nuk është vetëm për femrat. Meshkujt gjithashtu duhet të përfitojnë nga të gjitha përfitimet që vijnë me një rutinë të rregullt. Nuk është turp të kujdesesh për veten.