S’ka produkte në shportë.
Sekrete për një lëkurë sa më të mirë.
Fakt interesant !!!!
A e dini që lëkura është organi më i madh i trupit tonë dhe është e vetmja pjesë e dukshme e sistemit tonë të brendshëm?
Ajo përfaqëson jo vetëm bukurinë tonë, por edhe shëndetin tonë të përgjithshëm. Dhe siç dihet, një lëkurë e shëndetshme është më shumë se thjesht një pamje e bukur – ajo është edhe një shenjë e shëndetit dhe mirëqënies. Megjithatë, kujdesi i duhur për lëkurën nuk është gjithmonë një çështje e lehtë.
Në këtë artikull, do të ndajmë me ju 8 sekrete për një lëkurë sa më të mirë. Nga këshillat bazike për hidratimin e duhur deri te ushqyerja dhe strategjitë për mbrojtjen nga rrezet e diellit.
Mos harroni, për një pamje të shkëlqyer, një lëkurë e shëndetshme është hapi i parë dhe më i rëndësishëm!
1 – Mos e prekni fytyrën.
Duart janë të pista. Ju i përdorni për të prekur shumë sipërfaqe, të cilat përmbajnë mikrobe. Këto microbe transferon te duart. Dhe pastaj… prekni fytyrën.
Transferimi i baktereve nga duart në fytyrë mund të çojë në bllokim poresh, njolla acarim dhe skuqje. Pra, ndaloni së prekuri fytyrën kaq shpesh. Dhe mbani duart e pastra duke i larë dhe dezinfektuar rregullisht gjatë ditës.
2 – Hidratoni, brenda dhe jashtë.
Duhet të përdorni hidratuesin e fytyrës dy herë në ditë për ta mbajtur lëkurën tuaj të lëmuar dhe të hidratuar. Është një nga gjërat më të thjeshta dhe më të rëndësishme që mund të bëni për të përmirësuar ndjesinë dhe pamjen e lëkurës tuaj. Kremi ynë hidratues është i shkëlqyeshëm për meshkujt me çdo lloj lëkure, është formulë e lehtë dhe pa vaj, përthithet shpejt dhe nuk rëndon në lëkurë.
Por mos harroni të pini edhe shumë ujë! Të qenit i dehidratuar mund ta lërë lëkurën të thatë.
3 – Hani siç duhet për një lëkurë më të mirë.
A e ushqeni lëkurën tuaj me çdo vakt? Ushqimet e pasura me vitamina dhe minerale që kontribuojnë në ushqimin tuaj të përgjithshëm gjithashtu ndihmojnë në mbajtjen e lëkurës tuaj të shëndetshme, të ndritshme dhe të pastër. E dimë që është e vështirë por bëni një përpjekje për të anashkaluar ushqimin e padëshiruar në favor të opsioneve më të shëndetshme si perime të freskëta, mish, peshk, arra, etj.
Në përgjithësi, lëkura juaj do të vlerësojë çdo përpjekje që bëni për të ngrënë më mirë.
4 – Lani fytyrën me produktet e duhura.
Nëse mendoni se larja e fytyrës është vetëm për të hequr pluhurin ose për të ndaluar acarimin, e keni gabim, ajo përmban shumë më tepër se kaq. Larja e fytyrës ndihmon në pastrimin e poreve dhe largimin e mbetjeve të ndryshme nga lëkura, duke përfshirë tymin, djersën, dhe pluhurat e ndryshme që mund të grumbullohen gjatë ditës. Për të arritur rezultate sa më të larta përdorni një larës lëkure që përmban elemente si ceramide, vitamina, etj.
Ceramidet ndihmojnë në forcimin e barrierës së lëkurës, ndërsa vitaminat përmirësojnë strukturën e saj. Shkuma larëse Bèu përveçse përmban të dy ingredientet ka gjithashtu dhe Acid Hialuronik, i cili siguron hidratim të gjatë dhe të qëndrueshëm për lëkurën.
5 – Mbani të pastër çarçafët dhe këllëfët e jastëkut.
Gjatë gjumit të çdo nate, në këllëfin e jastëkut tuaj tranferohen një mori bakteresh nga lëkura.
Dëmtimi i lëkurës vjen kur vazhdoni të flini me të njëjtat çarçafë natë pas nate… për javë të tëra.
Kjo nuk është e mirë për lëkurën apo higjienën tuaj. Dermatologët rekomandojnë qe këllëfët e jastëkve të ndërrohen minimalisht 1 herë në javë.
6 – Me kafen mund të bësh më shumë se veç ta pish.
Jo vetëm që na jep një shpërthim energjie për ditën, por ajo gjithashtu ka disa përfitime të mëdha për pamjen e lëkurës. Kafeina ka një efekt anti-inflamator dhe antioksidant që ndihmon në reduktimin e inflamacioneve dhe skuqjeve. Përdorimi i produkteve me kafeinë eliminon rrathët e zinj dhe qeskat poshtë syve. Kështu që integroni Kremin rigjenerues me përbërës kafeinën në rutinën tuaj të kujdesit të lëkurës për një pamje më të çlodhur dhe tërheqëse.
7 – Aplikoni produktet për kujdesin e lëkurës në rendin e duhur.
Rendi në të cilin aplikoni produktet tuaja për kujdesin e lëkurës ka vërtet rëndësi. Por jo, nuk është e komplikuar apo e vështirë për t’u mësuar.
Bazat janë të filloni me produkte të lehta si shkumat larëse, që përthithen shpejt dhe të përfundoni me kremra sa më të trashë.
8 – Përdorni krem kundër diellit çdo ditë, jo herë pas here.
Dëmtimi UV është shkaku numër 1 i plakjes së hershme. Ato njolla të moshës, rrudha dhe vija të holla që po filloni të vini re janë pothuajse me siguri të lidhura me ekspozimin e pambrojtur në diell.
Dëshironi ta mbani lëkurën tuaj të lëmuar dhe rinore për aq kohë sa të jetë e mundur? Kjo është arsyeja pse ju duhet të përdorni krem kundër diellit sa herë që do të jeni jashtë dhe të ekspozuar në diell.