Historia jonë po shkruhet ende.
Lindëm si një ide dhe tanimë jemi krenarë të të njohim me përkrenaren tonë të parë.
BÈU
BÈU është më shumë se thjesht një markë; është një filozofi që feston udhëtimin e vetë-zbulimit dhe përparimi në çdo faze të jetës. Thelbi i misionit të BÈU-t është zbulimi i versionit më të mire të vetes. E kuptojmë mjaft mire se çdo grupmoshë vjen me dëshirat, sfidat dhe aspiratat e veta unike dhe prandaj synojmë të jemi forca drejtuese që i fuqizon të gjithë BÈ-njtë të lartësojnë veten e tyre.
BÈU është më shumë se një produkt; është një mentalitet, një mënyrë jetese dhe një angazhim drejt evolucionit personal. Me një kuptim gjithëpërfshirës të shumëllojshmërisë nevojat e audiencës së saj, BÈU aspiron të jetë katalizatori që fuqizon individët të përqafojnë me besim udhëtimin e tyre, duke zbuluar veten e tyre më të mirë me çdo hap përpara.
PRODUKTET TONA VIJNË ME
QËLLIME DHE REZULTATE TË QARTA.
Bèu i mirë
me shokë shumë.
Produktet tona nuk janë prodhuar vetëm për një grupmoshë. Ato janë për bèun që loz me top, për bèun që loz videolojëra, për béun që loz shah dhe SIDOMOS për bèun që do të lozë me jetën!
Nuk po ndryshojmë lojën.
Po ndryshojmë lojtarët.
Kur kujdeset për veten edhe mashkulli i papushtetshëm fillon e merr hijen e të pushtetshmit. S’e kemi dëgjuar kurrë të jetë turp të dukesh fisnik! Prandaj jemi këtu, që ti të futesh lojtar në lojën e Pushtetit.
Bèu bën fuqinë.
Brenda 4-6 javësh përdorimi të vazhdueshëm, vihet re:
- Lëkurë më e pastër
- Sipërfaqe më e hidratuar
- Teksturë më e njëtrajtshme
- Reduktim të skuqjeve dhe njollave
- Vetëbesim më bindës