Përshkrim
Shkumë e butë pastruese që heq papastërtitë e mbledhura gjatë ditës. Nuk bën vetëm këtë. Shkuma Béu po ashtu hidraton lëkurën dhe fal ndjesinë e duhur të freskisë.
“Cfarë ka brenda?”
Pyetje shumë e mirë. Kjo shkumë përmban:
Aminoacide
Vitaminë B3
Ekstrakt i bimës Opuntia Dinellii
Përfitimet
Të gjithë kemi në lëkurë disa aminoacide (proteina shumë të vogla të nevojshme për lëkurë dhe muskuj sa më të shëndetshëm), të cilat kur marrin ushqyerjen e shkumës Beu shumëfishohen dhe bëhen bashkë për të formuar shtresa lëkure më të pastra.
Vitamina B3 (njihet ndryshe dhe si Niacinamid) punon për të parandaluar humbjen e lageshtirës së fytyrës. Po ashtu, përmirëson dukjen e siperfaqës duke zbutur teksturën dhe dukjen e vijave të holla.
Ekstrakti i bimës Opuntia Dinellii, përmban komponime anti-inflamatore që ndihmojnë në qetësimin e lëkurës së irrituar. Ky ekstrakt është i pasur me antioksidantë, duke përfshirë vitaminën C, e cila ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga stresi oksidativ dhe rrezatimi UV.
Përdorimi
Hidh pak shkumë në duar dhe masazho qetësisht fytyrën për rreth 40-60 sekonda.
Shpëlaje me ujë derisa të largosh shkumën.
Thaje fytyrën me një peshqir të butë.